Egnatia po bën një merkato të shkëlqyer deri më tani. Ekipi rrogozhinas ka afuar deri më tani katër lojtarë. Zyrtarisht, kanë firmosur Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiljano Musta dhe Nehar Sadiki.
Përveç këtyre katër afrimeve “big”, Egnatia po tenton edhe afrimin më të madh nga të gjithë. Bëhet fjalë për mesfushorin që u shpall kampion me Tiranën, Ardit Tolin.
Ky i fundit dezertoi stërvitjen me Tiranën dhe kërkon largimin. Egnatia është gati të përfitojë nga situata e krijuar dhe i ka bërë ofertë mesfushorit, i cili duhet të zgjidhë sa më shpejt të ardhmen e tij.
Me keto negociata eshte duke u marre drejtori sportiv Ndriçim Shtubina dhe shpresat jane te medha per ta bindur lojtarin, megjithate duhet pritur se çfare do te ndodhe ne ditet ne vijim.