Tek Vllaznia e sivjetme jane jo te pakta risite qe po verehen ne te gjitha drejtimet, çka ka sjell edhe nje rritje te interesit tek tifozet e saj.

Keta te fundit nderkohe sonte na kane dhuruar nje surprize shume te kendshme. Permes faqes se tyre ne facebook, kane krijuar nje bashkebisedim online me personazhe te ndryshme.

Dhe i pari qe ka qene i ftuar ne “kanalin” e tifozeve ka qene sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi.

Ka qene tifozi i mirenjohur Ermir Vajushi ai qe ka moderuar kete bashkebisedim me Xhaferin teksa ai ka grumbulluar pyetjet e tifozeve dhe ia ka adresuar ato sponsorit.

Ne kete bashkebisedim te kendshem qe ka zgjatur mbi nje ore, Xhaferi u ka kthyer pergjigje shume pyetjeve te tifozeve. Ajo qe vlen me se shumti eshte kjo menyre e re komunikimi e tifozeve te Vllaznise me personazhe te njohura te kuqebluve.