Sponsori Xhaferi gjate komunikimit online me tifozet sonte ka folur edhe per trajnerin Brdariç duke zbuluar edhe nje fakt shume te rendesishem, ate te nisjes se bisedimeve per rinovimin e kontrates me te.

“Përpara se të afrohesha te Vllaznia e futbollit diskutoja me njerëzit e afërt: “Nëse unë do të marrë Vllazninë, do të marrë trajner gjerman”. Jam tifoz i Gjermanisë dhe ajo që më pëlqen nga ky vend është korrektesa e madhe.

Klubi kishte nevojë për një gjë të tillë dhe eksperimenti ka rezultuar me sukses. Kontrata do t’i rinovohet urgjentisht Brdariç. Më pëlqen shumë mënyra sesi punon, madje ka dalë përtej pritshmërive.

Nuk ka fare mëshirë dhe e kemi parë edhe në ndeshjet miqësore apo Kupë, duke shënuar nga 4 apo 5 gola. Madje me humor i thoja: “Po boll se kemi ardhur për qejf këtu”. Djemtë janë nisur sot për fitore dhe vështirë se i ndal ndokush.