HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia sot në Shkodër, ja formacioni me të cilin do luajnë rrogozhinasit

Egnatia sot në Shkodër, ja formacioni me të cilin do luajnë rrogozhinasit

Egnatia do vizitojë sot Shkodrën për tu ndeshur me Vllazninë. Rrogozhinasit do kenë detyrën e vështirë për të marrë pikë në këtë javë të Superligës. Patjetër përballja me kuqeblutë nuk do ishte ajo që do donin në këto momente, por i tillë është kalendari. Kështu trajneri Zekerija Ramadani duket se ka projektuar edhe titullarët.

Në portë pritet si zakonshit Bruno Puja, i cili pavarësisht afrimit të një portieri brazilan tek rrogozhinasit, do jetë në katërkëndor kundër shkodranëve. Mbrojtja me Ymeralilajn djathtas, dyshen Krasniqi-Krivanjeva dhe Allmuçën në të majtë.

Mesfusha ka disa mungesa ku Eller e Telushi mungojnë prej dëmtimeve e Imeri për shkak të pezullimit. Në këtë repart pritet Iseni, Jackson dhe Shtubina. Nga krahët e sulmit në mbështetje të Maganit priten edhe Augusto dhe Ademi.

Kjo pritet të jetë edhe 11-tshja titullare e rrogozhinasve sot në orën 16:45 në “Loro Boriçi”. Një sfidë që pritet të dhurojë emocione duke parë nevojën për pikë të dy skuadrave.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments