Zv/kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, mund të largohet nga Lazio. Mediat italiane shkruajnë me bindje se shkodrani është në prag të mbylljes së bashkëpunimit me klubin lacial.

Këtë sezon në Seria A, mbrojtësi shkodran ka nisur vetëm tre ndeshje si titullar, pikërisht ndaj Cremoneses, Monzës e Sassuolos dhe për këtë motiv mendohet se e ardhmja e tij është larg Olimpicos.

Mediat italiane shkruajnë se 28-vjeçari ka disa oferte nga klube që militojnë jashtë Italisë, edhe pse për momentin nuk përmenden emra konkretë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Lazio është e gatshme që të vijojë pa shërbimet e Hysajt, me qëllim që të arkëtojë para për të investuar në merkaton verore.
Maringlen ZHIVANI