Urus Djuriç është larguar nga Egnatia dhe kësisoj drejtuesit janë vënë në kërkim të një portieri tjetër. Burime të besueshme pranë klubit rrogozhinas bëjnë me dije për Newsport.al që është kontaktuar Vokli Laroshi.

Portieri i Kombëtares së moshave, por edhe i Partizanit shihej si “gardiani” që do të ofronte siguri për portën e Egnatias.

Megjithatë janë drejtuesit e kuq ata që kanë refuzuar kategorikisht huazimin e lojtarit të tyre në këtë periudhë merkatoje. Një dëmtim i mundshëm i njërit prej 3 portierave do të krijonte hall të madh në klubin e Partizanit.

Dhe kësisoj i kanë thënë “Jo” dëshirës së drejtuesve rrogozhinas për të pasur futbollistin e kuq në gjirin e tyre./newsport/