Nga Fatos LAMAJ

Egnatia-Vllaznia është padiksutim një nga duelet më të luftuara në “Abisnet Superiore” në javën e dhjetë.

Një përballje mes ekipeve pretendente,ku aktualisht vetëm një pikë i ndan në klasifikim.

Në duelin që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” ditën e hënë ekipet do të përplasin brirët mes tyre për tre pikët.

Fitorja është mëse e detyrueshme për kampionët aktual,pasi automatikisht u jep edhe kreun e klasifikimit.

Ndërkohë Vllaznia edhe me barazim do të kryesoj kampionatin.

Jo më kot kjo përballje cilësohet si një finale e parakohshme,pasi këto dy ekipe do të luftojnë deri në fund për titullin e këtij sezoni,teksa aktualisht jan skuadrat më të mira në këtë sezon.

Ekipi i Edlir Tetovës në shtëpi do të tentoj edhe hakmarrjen ndaj skuadrës së Vllaznisë për atë humbje në fazën e parë të kampionatit.