Te Egnatia premtojne se do te luajne ndaj Vllaznise me tere “artilerine” dhe si te ishte ndeshje vendimtare. Ne gjithe kete jave, trajneri Zekirija Ramadani per asnje moment nuk e ka ulur ritmin e stervitjes, duke kerkuar nga te besuarit e tij se kampionati per Egnatian, mbaron pas ndeshjes se fundit te play-out.

Ai u ka kerkuar te besuarve te tij se ndeshjen me Vllaznine duhet ta luajne me te njejtin temp, qe kane luajtur deri me tani.

Keshtu ndaj Vllaznise neser, pritet qe rrogozhinasit, te zbresin ne fushe me formacionin e tyre me te mira.

Ne porte pritet Hasanbelli, nderkohe ne mbrojtje Ymeralilaj, Krivanjeva, Krasniqi dhe Allmuça.

Ne mesfushe para mbrojtjes pritet te jene Agbekpornu dhe Iseni.

Per te mbeshtetur Pedron ne maje te sulmit, do te jene Ademi ne te djathte, Imeri dhe Jackson ne te majte.

Ky pritet te jete formacioni i Egnatias ne ndeshjen e neserme ndaj Vllaznise, ndeshje kjo qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 17:00.

Maringlen ZHIVANI