Një nisje shumë e mbarë ka qenë kjo e sotmja për ekipet e “Albanian Ajaxh School” të cilat siç dihet marrin pjesë për herë të parë në Kategorinë Superiore me moshat U-17 dhe U-19. Ndonëse të dy ato kanë luajtur në transfertë, pikërisht në Lezhë ndaj ekipeve respektive të Portos, kanë arritur të marrin një fitore dhe një barazim. Të parët kanë zbritur në fushë, paratërinjtë që drejtohen nga trajneri Entri Çaku.
Pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka patur gol dhe përfundimisht barazim 0-0 por gjithsesi është një rezultat pozitiv për shkodranët. Me interes pritej ballafaqimi i 19 vjeçarëve. Djemtë e drejtuar nga trajneri Marvin Meçenovi kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin 3-1.Golat për AAS janë shënuar, dy nga Mila dhe një nga Sala. Një fillim i mbarë i këtij ekipi që sivjet ka pretendime për të qenë në mes ekipeve më të mira të kampionatit dhe pse jo, për të synuar edhe fitimin e titullit kampion.
© shkodrasport.com