Ekipet e Atletik Klub U-14 dhe U-15 kanë pësuar sërish dy humbje në ndeshjet e tyre të javës së katërt. Këto humbje u kanë shkaktuar ekipet e Kinostudios, duke i mundur me grupmoshat U-14, 4-3 dhe me grupmoshat U-15, 2-1.

Fillimisht, ndeshja e U-14, e cila është luajtur këtë fundjavë në fushat e Qendrës Kombëtare Sportive në Kamëz, ka prezantur Atletik Klub më bindës në pjesën e parë, teksa arriti ta fitojë atë me rezultatin 2-3, falë golave të Sylës, Gjergjit dhe Ramollajt.

Megjithatë, në pjesën e dytë, pas përpjekjeve të skuadrës së Kinostudios, kanë qenë ata që kanë shënuar dy gola në portën e Atletik Klub, duke bërë që ndeshja të mbyllet me fitoren e Kinostudios me rezultatin 4-3. Pas kësaj humbjeje, Atletik Klub U-14 renditet në vendin e 12-të me vetëm një pikë.

Ndërkohë, edhe Atletik Klub U-15 ka humbur në Kamëz po ndaj Kinostudios në duelin e javës së katërt të kampionatit. Skuadra vendase zhbllokoi takimin shumë shpejt që në minutën e katërt, por Atletik Klub do të barazonte pas vetëm gjashtë minutash me Bushatin.
Megjithatë, në të 25-tën, vendasit kaluan sërish në avantazh, duke e dërguar rezultatin në 2-1 dhe duke e mbajtur atë të tillë deri në fund.

Në fakt, futbollistët e Atletik Klub U-15 tentuan deri në fund të shënonin golin e barazimit, por nuk ia dolën dot. Pas kësaj humbjeje, Atletik Klub U-15 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit në kuotën e gjashtë pikëve. /Maringlen ZHIVANI/


Kinostudio-Atletik Klub U14 4-3

Golat për Atletik Klub U-14: Syla 11’, Gjergji 22’, Ramollaj 29’

Formacioni i Atletik Klub U-14: Marlaska, Gjergji, Nuha, Bashaj, Ramollaj, Ymeraj, Kastrati, Hebovija, Bajri, Syla, Qytetaj (u aktivizuan: Guri, Puka, Krasniqi) Tr: Eder Zmijani

Kinostudio-Atletik Klub U15 2-1

Goli për Atletik Klub U-15: Bushati 10’

Formacioni i Atletik Klub U-15: Lumçi, Abazi, Livalli, Plori, Taflaj, Bushati, Hasanaj, Vuksani, Papaj, Ademi, Kallajxhiu (u aktivizuan: Luka, Dajani) Tr: Saimir Kaloshi