Këtë fundjavë, është luajtur java e katërt e kampionatit të moshave në Kategorinë e Parë. Në këto kampionate, Akademia Shkodra me pesë grupmoshat e saj, U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 ka marrë dy fitore dhe ka pësuar tre humbje.

Kështu, Shkodra U-17 është rikthyer sërish tek fitorja, pas barazimit 1-1 në javën e kaluar, teksa ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive në Shtoj, përballje kjo e vlefshme për javën e katërt të kampionatit të kësaj grupmoshe.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Semir Gokaj nuk e ka patur të vështirë për të fituar ndaj një kundërshtari si Elbasani që vetëm në pjesën e parë pësoi katër gola dhe rezistoi vetëm 14-minuta lojë. Në 45-minutëshin e parë, Shkodra U-17 ka arritur të shënojë katër gola me anë të një dopiete të Ymerajt dhe dy futbollistëve të tjerë, Skuqaj dhe Gëlqerja. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga skuadra shkodrane.

Ndërkohë, në pjesën e dytë nuk do të kishte gola të tjerë, duke mbyllur kështu krejt ndeshjen me rezultatin e thellë, 4-0. Me këtë fitore, Shkodra U-17 është ngjitur në kuotën e 10-pikëve në krye të renditjes, teksa duhet thënë se pozitat e saj në tabelën e klasifikimit vazhdojnë të jenë të mira, pasi po e kryeson atë.

Ndërkohë, Shkodra U-19, në ndeshjen e saj ndaj Elbasanit, është mundur nga këta të fundit me shifrat 0-2. Kjo sfidë u zhvillua në fushën sportive në Shtoj dhe kanë qenë dy gola të miqve që i kanë dhënë humbjen ekipit të Shkodra U-19.

Në fakt, pavarësisht rezultatit, Shkodra U-19 kontrolloi mirë topin dhe lojën në disa momente, por Elbasani do të ndëshkonte Shkodrën me dy gola në pjesën e dytë. Futbollistët shkodranë tentuan të reagonin pas këtyre golave, por pa sukses. Ata krijuan disa raste, por pa i finalizuar dot ato. Tashmë, pas kësaj humbjeje, Shkodra U-19 renditet në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit me vetëm dy pikë.

Pak a shumë e njëjta ecuri edhe e Shkodra U-13. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi akoma nuk po del në lojërat e saj dhe tek rezultatet pozitive. Edhe këtë javë, ajo është mundur me shifrat e thella 2-8 nga ekipi i Elbasanit, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive në Shtoj. Pas katër javësh kampionat, ky ekip ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë. Megjithatë, në ndeshjet e ardhshme pritet kthesa e Shkodra U-13, sepse elementin e ka.

Ndërkohë, dy gola të shënuar nga Erjon Vajushi i kanë mjaftuar Shkodra U-14 për të marrë një tjetër fitore në kampionat dhe për të vijuar rrugëtimin e saj. Në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Elbasanit, përballja përveç dy golave, ka pasur edhe disa raste të tjera për futbollistët e ekipit të Shkodra U-14.

Në pjesën e parë dhe të dytë, ka vendosur klasi i futbollistit Erjon Vajushi për Shkodra U-14, që me dy golat e shënuar nga ai i dha fitoren ekipit të tij. Tashmë, pas kësaj fitoreje, Shkodra U-14 renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit në kuotën e nëntë pikëve.

Ndërkohë, Shkodra U-15 ka humbur në ndeshjen e javës së katërt ndaj Turbinës. Përballja u zhvillua në Cërrik dhe ka pasur disa raste për futbollistët e të dy skuadrave. Megjithatë, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Taip Piraniqi ka pësuar nga një gol për secilën pjesë, ndërsa golin e vetëm për Shkodra U-15 e shënoi Prendi. Në fund të ndeshjes, u fiksua rezultati 2-1 në favor të vendasve, duke i shkaktuar një tjetër humbje ekipit të 15-vjeçarëve shkodranë. Pas kësaj humbjeje, Shkodra U-15 renditet në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit në kuotën e gjashtë pikëve. /Maringlen ZHIVANI/

Shkodra U17-Elbasani 4-0

Golat për Shkodra U-17: Ymeraj 14’, 45’, Skuqaj 30’, Gëlqerja 36’

Formacioni i Shkodra U-17: Shkambaj, Meti, Mehja, Skuqaj, Bizi, Dibra, Ymeraj, Rrahi, Gjylbegaj, Taramani, Gëlqerja (u aktivizuan: Medha,
Lumaj, Danaj) Tr: Semir Gokaj


Shkodra U19-Elbasani 0-2

Formacioni i Shkodra U-19: Rroku, Nikaj, Gjelaj, Limani, Agraja, Hoxhaj, Gjolaj, Rroshullaku, Luani, Hyseni, Zaganjori Tr: Ersi Çaku


Elbasani-Shkodra U14 0-2

Golat për Shkodra U-14: Vajushi 9’, 53’

Formacioni i Shkodra U-14: Demiraj, Muça, Gucija, Halili, R. Sukaj, Vajushi, A. Sukaj, Gshteja, Kukaj, Prendi, Marku (u aktivizua: Yilmaz) Tr:
Rudi Piraniqi


Turbina-Shkodra U15 2-1

Goli për Shkodra U-15: Prendi 53’

Formacioni i Shkodra U-15: Mlloja, Darçaj, Dukaj, Vulaj, Sheqi, Fikaj, Bajraktari, Boka, Vajushi, Prendi, Pishtari (u aktivizua: Hoti) Tr: Taip Piraniqi


Shkodra U13-Elbasani 2-8