Ne fillim te ketij muaji ka marre pjese ne “Rally du Maroc” ku ka siguruar te drejten per te marre pjese ne garen me te rendesishme “Rally” ne bote, ate “Rally Dakar” qe zhvillohet vitin e ardhshem.

Shkodrani Ardit Kurtaj i cili jeton prej shume vitesh ne Austri, e ka shume pasioni motorin dhe sportet ekstreme dhe ka vendosur t’i ushtroje ato duke patur tashme pikesynime te larta dhe ne kete menyre eshte bere shqiptari i pare qe ka fituar te drejten per te konkurruar ne garen me te rendesishme boterore te ketij sporti.

Nderkohe para pak ditesh, ai mori pjese edhe ne “Rally 24” qe u zhvillua ne Tirane dhe ai zuri vendin e pare duke merituar edhe trofeun qe u vu nga organizatoret.

Po kush eshte Ardit Kurtaj? Per te mesuar diçka me shume rreth tij, “Shkodra Sport” ka zhvilluar nje interviste me te, te cilen mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te saj ne youtube.

Ne kete interviste ai ka folur per kete pasion te çmendur per motorin, ka folur per synimet e tij per te ardhmen, por njekohesisht edhe nevojen per donatore sepse te marre pjese ne garen e Dakar, ka nje kosto te madhe dhe duhet nje mbeshtetje financiare.
Gjergj KOLA