Per tre dite me rradhe ne Shkoder eshte zhvilluar edicioni i gjashte i Turneut “Autochthonous 2023, organizuar nga “Shkodra Sport Event” ne bashkepunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër.
Nje turne ne te cilin kane marre pjese shume ekipe dhe sportiste nga te gjithe trojet shqiptare, te cilet u mblodhen ne Shkoder per te luajtur futboll dhe per te festuar sebashku 111 vjetorin e Pavaresise.
Sa i takon ndeshjeve, turneu eshte zhvilluar per kater grupmosha, pikerisht ato U9, U11, U13 dhe U15. Interesant eshte fakti nga 4 kupat e vena nga organizatoret, 3 prej tyre i kane fituar ekipet e “Atletik Klub Shkodra” ndersa nje tjeter ai i “Pro Prishtina”.
“Atletik” ka dominuar me grupmoshen U9 duke zene vendin e pare, ekip ky qe ka per trajner Eder Zmijanin. Po ashtu ka zene vend te pare dhe ka merituar kupen edhe me ekipin U11 qe ka per trajner Erion Mandin.
Dhe per ta kompletuar suksesin ne kete turne ka menduar edhe ekipi U13 me trajner Denis Çokajn qe po ashtu ka zene vendin e pare per kete grupmoshe duke merituar edhe ai kupen e vene nga organizatoret.
Ky sukses i ekipeve te “Atletik Klub Shkodra” edhe ne kete turne rikonfirmon edhe njehere faktin qe tek kjo Akademi punohet shume mire, prandaj dhe sukseset nuk mungojne asnjeher./SHKODRA-SPORT.COM/