Akademia Shkodra, me dy grupmoshat e saj, do të kërkojë sot në ndeshjet e tyre të marrë dy fitore. Ekipet shkodrane të U-14 dhe U-15 do të luajnë ditën e sotme rrespektivisht ndaj Dinamos në kryeqytet.

Fillimisht, në fushë do të jetë ekipi i U-15, i drejtuar nga trajneri Alket Beqiri, të cilët kërkojnë fitoren e rradhës në kampionat ndaj një kundërshtari si Dinamo, që renditet në vendin e 11-të në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë, ekipi i Shkodra U-15 renditet në vendin e 13-të në tabelën e klasifikimit, në kuotën e gjashtë pikëve, në pesë ndeshje të luajtura deri më tani. Ndeshja e 15-vjeçarëve, Dinamo-Shkodra do të luhet ditën e sotme në kryeqytet, duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkohë, menjëherë pas U-15, në fushë do të jetë edhe ekipi i Shkodra U-14. Skuadra e drejtuar nga Luigj Ograja kërkon fitoren e katërt për këtë sezon ndaj një kundërshtari relativisht të lehtë, siç është Dinamo U-14, që renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë, Shkodra U-14 renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e nëntë pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani. Ndeshja Dinamo-Shkodra për grupmoshën U-14 do të luhet po në kryeqytet, duke filluar nga ora 11:30, menjëherë pas takimit të U-15.

Në fakt, me interes pritet ecuria e ekipeve të Akademisë Shkodra, ku dihet që edhe në këtë sezon do të synohet nxjerrja e elementit cilësor.
Maringlen ZHIVANI