Trajneri i Anderlehtit, Vincent Kompany ka vendosur t’u paguajë rrogat futbollistëve të tij, nëse këta nuk heqin dorë nga pagat e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këtu përfshihen edhe futbollistët e dërguar në huazim, si në rastin e Kristal Abazajt, që tashmë është te Kukësi por zotërohet ende nga Anderlehti.
Pra nga mbledhja e klubit u vendos që të gjithë lojtarët të hiqnin dorë nga pagesa e një muaji për të ndihmuar sadopak në këtë krizë. Por sigurisht që nuk do të pritej shumë mirë nga lojtarët.
Vetë Vincent Kompany që është lojtar-trajner në këtë skuadër ka vendosur që të paguajë nga xhepi i tij dhe me shpenzime personale të gjithë ata që refuzojnë të heqin dorë nga rroga e tyre e një muaji.