Prej pak ditesh ka nisur faza play-off e kampionatit 5×5 ne te cilin marrin pjese 32 ekipet me te mira te vendit. Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur per kete faze ekipet me te mira te seciles zone dhe nga Shkodra, jane kualifikuar dy ekipet e para, ai KF Air Albania dhe MFC Panthers.

Ky i fundit ka qene i pari i cili ka zbritur ne fushe dhe eshte ndeshur me ekipin Beautiful Albania ndaj te cilit eshte mundur me rezultatin 6-3.

Gjithçka ka nisur keq per ekipin shkodran i cili ne pjesen e pare ka pesuar tre gola pa shenuar asnje. Ne te dyten diçka ka ndryshuar dhe Panthers ka shenuar tre gola, dy prej te cileve me futbollistin Ardit Mesi ndersa tjetri eshte shenuar nga Irlind Zaja.

Por po kaq, ka shenuar edhe kundershtari dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne kete menyre me rezultatin 6-3 per “Beautiful Albania”, i cili kalon ne turin tjeter.

Nderkohe MFC Panthers ne kete menyre, me kete humbje i ka dhene fund rrugetimit te tij ne kampionatin 5×5 qe po organizohet nga FSHF duke mos qene ne gjendje te kaloje ne 16-she./SHKODRA-SPORT.COM/