Me mungesen e tij ne fushe, Vllaznia “nuk ka gjetur rehati” ne krahun e majte te mbrojtjes. Nje here eshte aktivizuar Nertil Hoxhaj ne vend te tij, ne nje rast tjeter Arsid Kruja dhe se fundi Elom Nwavedji. Megjithate ketyre dilemave per kete pozicion duket se po i vjen fundi.
Kjo sepse Aleksandar Isaevki duket thuajse i rikuperuar plotesisht dhe pritet te jete ne fushe ne ndeshjen e se premtes ndaj Bylisit. Nje gje te tille ai ia ka bere te ditur gazetarit Andi Gjurgjej ne nje interviste te shkurter te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.
-Si po shkon aktualisht faza e rikuperimit?
Rikuperimi po shkon mirë. Unë jam sërish në stërvitje të plota me ekipin.
-Pse po zgjat kaq shumë rikuperimi juaj?
Rikuperimi im po zgjat kaq shumë sepse nëse nuk rikuperohesh si duhet është shumë e lehtë të dëmtohesh përsëri. Dhe në këtë pikë, ne donim të siguroheshim që kur të kthehesha të isha në gjendje t’a ndihmoja plotësisht ekipin dhe jo të isha vetëm në 50%-shin e formës time.
-Në këto momente, si është gjendja juaj fizike?
Gjendja ime fizike është e mirë. Kam nevojë për dy ditë stërvitje pasi kam humbur 2-3 javë që nga ndeshja me Apoloninë. Por unë jam duke punuar shumë në palestër dhe në fushë për t’u rikthyer në gjendjen optimale sa më shpejt të jetë e mundur.
-A jeni optimist që së shpejti do të jeni në gjendje të ktheheni në fushën e blertë?
Po jam optimist se do të jem në dispozicion të ekipit për ndeshjen me Bylisin. Tani jam mirë pasi kemi bërë një terapi të mirë me mjekët. Unë dua t’i falënderoj ata që u kujdesën për mua menjëherë kur ndodhi dëmtimi.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ