Egnatia vazhdon te jete surpriza e bukur e kampionatit dhe kete e tregoi edhe sot me fitoren 2-0 ndaj ekipit te Laçit. Por nderkohe, nje nga me te miret e kesaj ndeshje padyshim qe ka qene portieri Alen Sherri i cili me pritjet e tij ka bere qe rrogozhinasit te marrin nje rezultat me shume vlere i cili i rendit ata ne vendin e katert.

Alen Sherri po perjeton momente shume te mira me kete skuader, pas 4 sezoneve te kaluara fillimisht me Vllaznine, e me pas dy te tjere me ekipin e Laçit. Nuk mendon per asgje tjeter, vetem ta çoje deri ne fund, po ne kete menyre aventuren e nisur me Egnatian.

Sherri duket se ndjehet shume mire tek skuadra e tij e re me te cilen po jep me te miren dhe jo me kot, se fundi u be serish edhe pjese e kombetares shqiptare. Kjo gje e ka lumturuar pa mase dhe kete e pranon nder te tjera edhe ne nje interviste ekskluzive dhene mbremjen e sotme gazetares Marinela Matija per gazeten “Shkodra Sport”:


– Alen, nje fitore e rendesishme kjo e sotmja ndaj Laçit qe ju çon per momentin ne vendin e katert ne renditje. Jeni i lumtur?

Ne fakt e doja kete fitore per shume arsye edhe per faktin se do kishim nje pauze disi te gjate perpara dhe kjo fitore do na jepte qetesi dhe do na ngjiste ne klasifikim. E kishim pergatitur ndeshjen shume mir dhe me vjen mire qe rezultati shkoi ne favorin tone.


– Jeni nje nga lojtaret kyç tek Egnatia ku keni mbrojtur me fanatizen porten teksa ne 12 ndeshje keni pesuar vetem 7 gola. Si po ndihet Sherri tek Egantia?

Te them te drejten eshte merita e te gjitheve per kete fakt. Kemi qene shume te forte ne fazen mbrojtese. Pa harruar edhe stafin dhe veçanerisht trajnerin e portiereve me te cilin kemi punuar shume qe nga faza pergatitore e deri tani.


– Eshte shum heret per ta thene, por ku e sheh veten Egnatia ne fund te sezonit?

Synimi jone eshte gjithmone ndeshja e rradhes dhe ajo eshte me e rendesishmja. Patjeter qe investimi qe ka bere presidenti eshte per te arritur diçka me shume edhe shpresoj se ne fund te sezonit ta arrijme objektivin per faktin se jemi ne rrugen e duhur dhe kemi nje ekip te mire.

– Si ishte eksperienca juaj tek kombetarja ne grumbullimin e fundit?

Ishte hera e dyte qe grumbullohem, por hera e pare qe debutoj dhe ishte nje emocion shume i veçante te luash me fanellen e kombetares. Gjithashtu ishte bukur te luaja perseri me disa djem qe kam luajtur me perpara ne ekip bashke.


– Cili ekip ju duket me i forte ne Superlige sivjet?

Per mendimin tim Tirana dhe Vllaznia jane dy nder ekipet me te forta ne kete edicion. Edhe pse nuk jane ato te vjetshmit, perseri kane ruajtur pjesen me te madhe te grupit dhe kjo gje sikur i ndihmon.

– Ku do ta shohim Alenin ne te ardhmen?

Nuk e kam nje ide te them te drejten pasi viti qe shkoi me ka kthyer shume mbrapa. Tani ia kam nisur nga fillimi keshtu qe per momentin po mendoj vetem te jap maksimumin tek ekipi ku jam tani dhe per asgje tjeter.
Intervistoi: Marinela MATIJA