Ditët e fundit tek Vllaznia ka dalë në skenë emri i mesfushorit Ardit Krymi si një afrim i mundshëm tek kuqeblutë për Kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, burime të “Shkodra Sport” pranë mesfushorit shkodran kanë mësuar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Kështu, Krymi ka edhe një vit e gjysëm kontratë me Shakhtyor Soligorsk dhe drejtuesit e klubit bjellorus nuk do ta lënë të largohet.
Në fakt, sipas burimeve të “Shkodra Sport” pranë Krymit, ky i fundit ka pasur oferta shumë të mira financiare nga Tirana, Egnatia dhe Dinamo, por vetë mesfushori e ka deklaruar se në Shqipëri vjen për të luajtur vetëm për Vllazninë.
Realisht, ideja për një rikthim të mundshëm të Ardit Krymi tek kuqeblutë u mbështet shumë edhe nga tifozëria e madhe e Vllaznisë, që kërkonin ta kishin në gjirin e tyre një futbollist të tillë.
Megjithatë, “Shkodra Sport” ka mësuar se Krymi do të vijojë të luajë sërish në Bjellorusi, pavarësisht dënimit të skuadrës së tij, Shakhtyor Soligorsk.
Maringlen ZHIVANI