Teksa jemi në javën e katërt të Abissnet Superiore, Vllaznia ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë. Nëse shohim sezonin e kaluar, do të vërejmë se po kaq pikë kishte marrë edhe trajneri Brdaric poashtu në vendin e katërt.

Ndryshimi është se Brdaric nu kishte pësuar asnjë humbje duke marrë 1 fitore dhe 3 barazime ndërsa Josa 2 fitore dhe 2 humbje. Golavarazhi flet përsëi për ekipin e Brdaric me 7 gola të shënuara dhe 5 të pësuara ndërsa këtë sezon Vllaznia e Josës ka shënuar 4 herë dhe ka pësuar 6.

Deja Vu e shkodranëve të cilët i kanë synimet e qarta për sezonin, titullin kampion. Vllaznia luan ndeshjen e ardhshme përballë Kastriotit në Loro Boriçi në orën 17:45.

Shkodranët do të vuajnë mungesën e Latifit që akoma nuk është rikuperuar dhe Boshnjakun që pësoi tërheqje muskulore ndaj Egnatias.