Futbollisti shqiptar, Aron Gjergji, pjesë e Kombëtares U-17, ka bërë një hap të madh përpara në karrierë, duke iu bashkuar Monzës, klubit që këtë sezon ka surprizuar në Serinë A.

Qendërmbrojtësi lezhjan, i datëlindjes 2005, ka një mundësi të artë për të treguar vlerat dhe për të firmosur më pas kontratën me një klub të Serisë A. Gjërat duken në rrugë të mbarë, pasi paraqitja e Gjergjit ka qenë dinjitoze në këto ditë të para.

Lëvizja është kryer nga menaxheri vlonjat Altin Selmanaj, i cili ka shfrytëzuar lidhjet që kë në vendin fqinj për t’i dhënë këtë shans shumë të mirë mbrojtësit shtatlartë.

Italia është një vend që ofron mundësi të mira për futbollistët e talentuar shqiptarë, jo vetëm ata që janë lindur përtej Adriatikut nga prindër shqiptarë.