Vllaznia U-21 ka arritur të marrë një fitore në javën e dytë në kampionat. Pasditën e sotme, ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Teutës në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Takimi është zhbllokuar në minutën e 32-të, teksa ka qenë kapiteni Egzon Shimaj që ka shënuar golin e parë në portën durrsake. Ndërkohë, kuqeblutë e trajnerit Elvis Plori pesë minuta më vonë, shënojnë edhe golin e dytë me anë të sulmuesit Rigers Musaraj, i cili është treguar i saktë në gjuajtjen e tij.

Në fundin e pjesës së parë, mesfushori shkodran Uheid Hoxha do të shënonte golin e vetëm për ekipin e Teutës në të gjithë takimin dhe në këtë mënyrë, fraksioni i parë do të mbyllej në shifrat 2-1 për Vllaznia U-21.

Në pjesën e dytë, do të ishte sërish kapiteni shkodran, Egzon Shimaj, që do të shënonte në minutën e 58-të edhe golin e tretë me anë të një 11-metërshi, teksa është treguar i saktë në gjuajtjen e tij. Ky do të ishte goli i fundit i të gjithë ndeshjes dhe në këtë mënyrë, i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren 3-1 të Vllaznia U-21, e cila mori fitoren e parë në këtë kampionat, në javën e dytë të tij.

Pas kësaj jave të kampionatit, Vllaznia U-21 ndodhet tashmë në kuotën e katër pikëve dhe është e pozicionuar në vendin e katërt të renditjes. Ndeshjen e rradhës për kampionat, ekipi shkodran do ta luajë pas një jave ndaj Korabit vendas. /Maringlen ZHIVANI/


Vllaznia U21-Teuta 3-1

Golat: Shimaj 32’, 58’ (pen), Musaraj 35’ / Hoxha 45’

Vllaznia: Shkoza, Shimaj, Pusi, Paloka, Bushaj (Spahija 46’), Dulaj (Xhilaj 70’), Peku (Mujaxhi 55’), Osmani (Jahaj 67’), Bizi, Maliqi, Musaraj (Delaj 46’) (në dispozicion: Bunjaj, Aliu, Ramja, Lera) Tr: Elvis Plori

Teuta: Dema, K. Hoxha, Duka (Berisha 82’), Halilaj, Miftiu, Vasjari, Salillari (Qorri 83’), Hoxha, Gecaj (Mhilli 89’), Bejko (Mala 71’), Bebeziqi (në dispozicion: Murataj) Tr: Gentian Begeja

Kartonë të verdhë: Dulaj 45’, Shimaj 70’ / Miftiu 85’