E pritem qe shfaqte vlerat e tij qe ne ndeshjen e pare zyrtare, ate ndaj Universitateas, por Kristijan Vulaj nuk ka luajtur asnje minute ndonese ishte ne nxemje pergjate thuajse gjithe pjeses se dyte. Trajneri Josa e justifikoi kete gje me menyren dhe skemen e te luajturit dhe ne ato momente kur rezultati ishte i barabarte, zgjidhja me e mire ishte mosaktivizimi i tij.
Por kjo nuk do te thote se do te jete gjithmone keshtu. 24 vjeçari nga Tuzi qe eshte bashkuar vetem nje muaj me pare me Vllaznine, pritet te shpertheje shume shpejt. Garancine per kete e jep nje njeri qe e ka rritur si futbollist.
Behet fjale per Asim Gjokoviç, ish- futbollistin e Vllaznise kampione 21 vjet me pare. Perveç lidhjes familjare me Kristijanin, Asimi ka qene edhe trajneri i tij nga mosha 15 deri 19 vjeç dhe e njeh me mire se kushdo tjeter ate.
Gjokoviç ka pranuar me kenaqesi te flase ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete futbollist, por edhe per Vllaznine, interviste qe mund ta ndiqni me poshte:
– Asim pershendetje…
Pershendetje.
– A eshte e vertete qe ju e keni stervitur Kristijan Vulajn per disa vite me rradhe?
Po mese e vertete. Kam qene trajneri i tij nga mosha 15 deri 19 vjeç e pastaj ka kaluar tek ekipi i pare i Deçiqit. Aftesite e tij kne qene te tilla teksa e kam vene te luaje kur ka qene 15 vjeç me kundershtare te tij te moshes 18 vjeç dhe serish bente diferencen.
– Cilat jane tiparet kryesore te lojes se tij dhe njekohesisht pikat me te forta?
Ka fantazi, teknike, nuhatje per golin ose me mire te them intuite. Njekohesisht eshte shume i qete para portes dhe nga shpeshhere edhe perfiton.Megjithate une duke ia njohur te gjitha aftesite e tij, mendoj se ka shume mundesi te perparoje edhe me shume dhe te Vllaznia do ta beje kete gje.
– Ne cilin pozicion ne fushe ai mundet te jape me te miren e tij?
Pozicioni i tij i preferuar eshte ai mbas sulmuesit. Ka tipare te fantazistit, te lidh lojen e mesfushoreve me sulmin. Ka ide shume te mira ne pasim per sulmuesit, por edhe t’i krijoje vetes hapesirat e duhura per te dale shpesh para portes kundershtare.
– A mendon se Vulaj ka bere zgjedhjen e duhur tani qe ka ardhur te Vllaznia?
Jam mese i bindur qe po. Une e di se ku ka ardh, e di se kush eshte Vllaznia, çka eshte Shkodra dhe tifozeria shkodrane. Meqenese une i kam kaluar momentet me te mira te karrieres time me Vllaznine, nuk dyshoj ne asnje moment se te njejtin sukses ka per te patur edhe Kristijani.
– Kush e bindi per te zgjedhur Vllaznine sepse dime qe ka patur edhe oferta te tjera?
Me se shumti daja i tij (une). Ia dua te miren atij dhe Vllaznine dhe prandaj ngula kembe qe ai te ishte ne Shkoder, ndonese kishte edhe oferta te tjera, madje me te mira nga ana financiare, por zgjodhem ngjyrat kuqeblu.
– Duket se e ka pak te veshtire te ingranohet apo jo?
Duhet te dini se kur ka ardhur te Vllaznia nuk ka qene ne gjendjen e tij me te mire fizike dhe dalengadale po e kap ate. Kuptohet qe te Vllaznia ka gjetur konkurrence dhe kjo do t’i beje mire. Ne nje ekip ku ka lojtare cilesore, padyshim qe eshte me e lehte te luash.
– Se fundi, çfare i uroni Kristijan Vulajt dhe Vllaznise?
Une kam besim jashtezakonisht te madh tek ai dhe shpresoj shume qe me lojen e tij te tregoje vlerat qe posedon. Njekohesisht shpresoj qe Kristijani te perserise ate qe kam bere edhe une 21 vjet me pare, te kontribuoje per ta shpallur kampion Vllaznine. Do te ishte diçka e madhe per te, per skuadren, por edhe nje sadisfaksion i jashtezakonshem edhe per mua personalisht./SHKODRA-SPORT.COM/