“Gjeografia” e futbollisteve shqiptare neper Bote po shtohet çdo dite e me shume. Pjese e tyre padyshim qe jane edhe ato me origjine nga Shkodra, Malesia e Madhe dhe me gjere. Njeri prej tyre eshte pikerisht lojtari me origjine nga Kopliku i Malesise se Madhe Endri Mustali.

I datelindjes 7 qershor 2007, Mustali po spikat çdo dite e me teper ne futbollin amerikan te moshave. Luan me ekipin Tampa Bay United TBU, pjesmarres ne kategorine MLS NEXT.

Mjafton te ndjekesh nje ndeshje moshash ku ai eshte i pranishem dhe do te kuptosh lehte se njeri nga me te talentuar ne fushen e lojes eshte pikerisht ai, futbollisti me numrin 18, Endri Mustali.

Pozicioni i tij eshte ai i sulmuesit te qendres dhe spikat me lojen dhe golat e tij ne çdo ndeshje. Por Mustali luan njekohesisht edhe ne nje lige me te larte, ate U19 si pjese e ekipit Tampa Bay United. TBU. Dhe pavaresisht diferences se moshes, perseri ai nuk e ka te veshtire te beje diferencen.

Liga ku ai luan eshte me e forta e shtetit te Florides qe ka mbi 20 milione banore. Ne kete kampionat marrin pjese 10 skuadra dhe i takon te luaje kunder ekipeve me te njohura si Inter Miami, Orlando etj duke spikatur me performancen e tij.

Endri Mustali eshte vetem 15 vjeç, por ka filluar ta thote fjalen e tij ashtu si duhet dhe per kete arsye, sektori i ekipeve kombetare prane Federates Shqiptare te Futbollit duhet t’i hedhe syte drejt tij, per t’i bere ftesen e pare per grumbullim me fanellen kuqezi.
Gjergj KOLA