Eshte nje nga futbollistet qe ka lene gjurme me aktivizimin e tij tek Vllaznia dhe si rrjedhoje kujtohet ende edhe sot, ndonese ka disa vite qe nuk luan me ne Shkoder. E kemi fjalen per mbrojtesin malazez Blazho Rajoviç i cili duket shume i lidhur ende me kete qytet dhe kete skuader.

Kete gje ai e ka shprehur edhe ne nje interviste te dhene gazetarit Andi Gjurgjej per gazeten “Shkodra Sport” ku tregon se e ndjek rregullisht ecurine e skuadres se Vllaznise. Njekohesisht ben te ditur se ajo ka ende shanse per t’u shpallur kampione. Per me teper ndiqni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Blazho, na thoni pak pershtypjet tuaja qe keni per kampionatin shqiptar? Ka rritje te nivelit te tij kete sezon?

Kampionati shqiptar përparon çdo vit. Skuadrat po bëjnë rezultate mjaft të mira edhe në Europë. Në 10 vitet e fundit, niveli i futbollit është shumë i lartë.

– I ndiqni ndeshjet e Vllaznise? Nje opinion te shkurter rreth ish-ekipit tuaj?

Sigurisht që unë i ndjek. Eshtë një klub dhe një qytet që une e kam gjithnje në zemrën time. Eshtë qyteti që dua.

– Sipas jush cila eshte pika me e forte e Vllaznise dhe cili repart te duket me i konsoliduar?

Pika më e fortë në fillim ishte ekipi. Shpresoj që ekipi të rimarrë atë energji që pati ne fillim te kampionatit dhe të arrije rezultatet që do të kënaqë tifozët me te mire, tifozet shkodrane.

– Katerkendorin e portes shkodrane po e mbron bashkekombasi juaj Bojan Zogoviç. Mendoni se ai po e ben mire punen tek Vllaznia?

Nuk e njoh personalisht por shoh që ai po e bën punën e tij mjaft mirë.


– Vllaznia eshte ne gare per fitimin e titullit ndonese objektivat e saj jane per te arritur se paku Kupat e Europes.
Mendoni se skuadra shkodrane do arrije te mposhte konkurrencen qe ka me Partizanin, Lacin dhe Teuten?

Do të jetë e vështirë, por shpresoj që kjo fitore në Kupë të ketë një ndikim pozitiv në ekip dhe që të gjithë të jemi të lumtur në fund të fundit. E di sa e rendesishme eshte për tifozët kur ekipi i tyre arrin rezultate pozitive.

– Se fundmi, tifozet e Vllaznise kane simpati per ty ne periudhen kur ke luajtur ne Shkoder dhe ne fakt u bene 7 vite qe je larg Shkodres. Te mungon ky qytet dhe gjithashtu Vllaznia?

Unë aktualisht luaj në Kosovë dhe nuk jam në gjendje të vij në Shkodër, por kur jam me pushime vij shpesh në Shkodër me familjen time. Shkodra është qyteti im dhe Vllaznia është klubi im.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ