Nga Gjergj KOLA
Nje 14 vjeçar me origjine nga Shkodra po ben mire ne futbollin e moshave ne Verona te Italise. Behet fjale per Dyori Doçin. I datelindjes 17 maj 2009 ai ka spikatur edhe ne ndeshjen e fundit per skuadren e tij “Audace Calcio Verona” dhe ne ndeshjen e se shtunes ndaj “Cadore” te fituar 3-0, ai ka arritur te shenoje dy gola.
Si rrjedhoje eshte shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Por interesant eshte fakti se ndonese eshte nje futbollist qe luan me kemben e djathte, te dy keto gola i ka shenuar me te majten!!!
Dyori luan si sulmues dhe natyrisht qe ka shume endrra perpara. Synon te behet nje lojtar qe te kete nje karriere te suksesshme dhe nga menyra si po vijon ajo, gjasat jane qe te ndodhe keshtu.
Me ecurine e deritanishme me skuadren aktuale, ka ngjallur edhe interesin e skuadrave te tjera te cilat duan te marrin sherbimet e tij dhe me shume siguri ne vere kjo do te behet realitet.
Dyori nderkohe ndonese ka lindur dhe eshte rritur ne Verona me shpirt e zemer eshte kuqeblu. Natyrisht sepse ka nje lidhje gjaku me Vllaznine ngaqe ai eshte nipi i ish- futbollistit te saj Edmond Doçi. Si rrjedhoje, çdo vere qe vjen ne Shqiperi nuk mund te mungoje te jete prane kesaj skuadre per ta ndjekur nga afer./SHKODRA-SPORT.COM/