Pas plot 33 vitesh ka folur per here te pare per nje media sportive shqiptare. Kjo sepse duke qene ne emigrim, ka ardhur rradhe ne Shkoder por edhe kur ka ardhur, nuk ka dashur te flase por te qendroje ne heshtje. E kemi fjalen per nje nga emrat e njohur te mundjes shkodrane dhe shqiptare, Paulin Merla.

I vendosur prej me teper se tre dekadash ne Itali, pikerisht ne periferi te Firences, aty ku dhe vazhdon te jetoje dhe ku e takuam dhe e intervistuam, ish-kampioni i Vllaznise se viteve ’70-’80 flet me shume kenaqesi per “Shkodra Sport” duke rrefyer nje pjese te shkurter te karrieres se tij.

Rrefen fillimet e tij ne vitin e larget 1974 te ketij sporti dhe deri ne vitin 1990 kur iku drejt Italise, periudhe ku dhe ka arritur te fitoje plot 11 trofe, te cilet e kane bere ate nje nga emrat me te respektuar te ketij sporti, pikerisht tek mundja klasike.

Ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” flet me shume nostalgji per Vllaznine e atyre viteve, per ish- koleget e tij te cilet i quan “vllazen” dhe duket shume i lumtur qe ka perfaqesuar kete ekip. Mundesi qe ka patur si piken e tij me te forte “supleksin” ka folur edhe per trajneret e tij, nderimet e bera dhe shume gjera te tjera.

Te plote prononcimin e Paulin Merles mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: