Kastrioti vijon fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut. Lojtarët po marrin ngarkesat e nevojshme dhe deri të premten skuadra do të qëndrojë në Strugë.
Në tokën maqedonase krutanët nuk do të zhvillojnë më teste miqësore, por gjithsesi, një i tillë është planifikuar për t’u luajtur të shtunën në stadiumin “Kamza”.
Deri më tani nuk ka një emër kundërshtari, mirëpo stafi teknik ka kërkuar që të jetë një skuadër e elitës, në mënyrë që të shërbejë si provë gjenerale para startit të kampionatit, teksa Kastrioti e nis me Bylisin në Ballsh.
Sa i takon merkatos, stafi teknik vijon ende të presë lojtarë në pozicionet ku skuadra ka ende nevojë.
Ndërkohë, ende nuk janë kthyer nigerianët Onanuga dhe Okebugu, të cilët kanë lënë vendet vakante në skuadër. Gjithsesi, ditët në vijim pritet që të jenë vendimtare sa i takon plotësimit të grupit.