E ardhmja e Frenkie de Jong, ende në ajër. Ndërsa mesfushori holandez mbetet i vendosur në vendimin e tij për të vazhduar te Barça dhe për të përmbushur kontratën e tij, klubi katalan po punon kundër kohës për të përmbushur kushtet e “fair-play”-it financiar të La Liga-s (duhet të regjistrojë prurjet e reja).

Klubi i Barcelonës vazhdon të negociojë për shitjen e disa lojtarëve. Një prej tyre është Memphis Depay, i cili mund të largohet nga klubi për të nënshkruar me Juventusin, ndërsa në Angli, gazeta “The Times” shkruan se Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Chelsea-n për transferimin e holandezit në “Stamford Bridge”. Chelsea po pret që De Jong të ndajë mendjen.

Mesfushori e hodhi poshtë marrëveshjen që Barça kishte me Manchester United për të luajtur në “Old Trafford”.

Klubi i Barcelonës do të merrte afër 85 milionë euro, duke përfshirë variablat. Por me Chelsea-n ndryshon puna, sepse luan në Champions League.