Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, vazhdon të shkëlqejë të skuadra B e Sëlltikut, teksa së fundmi është shndërruar në një bomber të vërtetë.

17-vjeçari ka një të ardhme të sigurt përpara teksa vetëm 10 minuta i kanë mjaftuar për të realizuar dopietë në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Uolves U23 e vlefshme për Premier League International Cup.

Sëlltik triumfoi me rezultatin 4-2, teksa Roko Vata ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke bërë “ligjin” në këtë duel. Ne çdo ndeshje ai po arrin te tregoje vlerat e tij dhe jo me kot eshte bere shpeshhere edhe objekt i mediave skoceze dhe jo vetem.

Kuptohet qe ky lojtar duket se ka nje te ardhme te sigurte perpara megjithate i duhet te vazhdoje te punoje fort sepse vetem keshtu mund te arrije majat. Premisat per kete gje i ka, prandaj i duhet edhe nje sforco e fundit.