Cili do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Vllaznia? Ndoshta, kjo është dilema e momentit tek kuqeblutë. Realisht, hamendësime ka sa të duash, por mbetet për t’u parë.

Një listë e shkurtër mund të bëhet, pasi disa prej futbollistëve nuk kanë dëshirë që të qëndrojnë në stolin e rezervave. Një nga ata që mendon largimin është Kristijan Vulaj që është në stol prej gushtit.

Realisht, nuk dihet me saktësi nëse Vulaj do të vazhdojë të qëndrojë në stol apo do të shohë fatin diku tjetër. Po kështu, ka edhe të tjerë që janë rezerva dhe që duan të luajnë titullarë nëpër ekipe të tjera të Superiores, por për momentin nuk dihet asgjë me saktësi përfundimtare.

Te Vllaznia është fakt që ardhja e Balajt tregoi se në sulm vendi për Kainën dhe Aralicën nuk është i garantuar. Poashtu, pritet të vijnë edhe futbollistë të tjerë dhe kjo mund të ulë të tjera emra në stol.

Megjithatë, përtej të gjitha hamendësimeve, emrave apo atyre që nuk dëshirojnë të jenë zgjedhje e dytë te kuqeblutë, lista nuk është fort e madhe. Më shumë se dëshirat e futbollistëve duket se deri diku janë edhe drejtuesit e skuadrës ata që po synojnë disa largime.

Megjithatë, e sigurt është që do të largohen disa futbollistë, pasi klubi e ka marrë vendimin tashmë dhe një gjë e tillë do të ndodhë në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI