Situata te Kukësi është shumë e nxehtë mes verilindorëve dhe dy vëllezërve, Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi. Klubi i Kukësit, pas lajmeve për largimin e tyre nga ekipi ka reaguar në rrjete sociale duke përgënjeshtruar këtë dhe shprehen se lojtarët janë dhe do të mbeten në ekip.
“FK Kukësi hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme në median e shkruar, aty ku aludohet për largimin e kapitenit Gjelbrim Taipi dhe mesfushorit Shqiprim Taipi. Klubi i Kukësit përgënjeshtron këto lajme të rreme dhe informon tifozët dhe median e shkruar se Gjelbrim Taipi dhe Shqiprimi Taipi janë dhe do të mbeten pjesë e ekipit tonë.
Klubi i Kukësit i bën thirrje të gjitha mediave, të shkruara dhe vizive që të tregohen më të kujdesshëm në shkrimin e lajmeve të rreme dhe së pari, të tregohen profesionistë.
Klubi i Kukësit ka qenë i hapur për mediat për çfarëdo lloj informacioni dhe në këtë mënyrë kërkon të konfirmojnë informacionet para se të publikojnë gjëra jo të vërteta.”-shkruan klubi.