Nje nga pese lojtaret amerikane qe jane bere pjese e Vllaznise se femrave kohet e fundit eshte edhe Tarah Lynn Patterson. Ajo luan ne rolin e sulmueses anesore dhe pritet te jete nje element i rendesishem per ekipin shkodran duke filluar nga ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes.

Ajo eshte prezantuar sot para mediave nga drejtuesit e ekipit dhe ne nje prononcim te shkurter ka shpjeguar edhe arsyet pse ndodhet ne Shqiperi duke iu bashkuar ekipit te Vllaznise qe eshte edhe kampion ne fuqi i vendit.

“Gjithmone kam kerkuar nga vetja qe nje dite te luaja ne futboll profesional, ndryshe nga ai ne Amerike ku une kam luajtur dhe jam aktivizuar ne futboll joprofesionale dhe nisur nga kjo e mireprita ftesen per te qene pjese e ekipit”- ka thene nder te tjera ajo.

E pyetur nderkohe per objektivat e skuadres dhe si sulmuese, nese do te premtonte golin qe mund t’i dhuronte kualifikimin Vllaznise, Patterson pergjigjet: “Kemi nje grup lojtaresh mjaft te mira dhe besoj se do te kualifikohemi. Padyshim qe edhe une do te tentoj te bej me te miren dhe te synoj te shenoj dhe ta ndihmoj ekipin”.

Te plote intervisten e Tarah Lynn Patterson mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: