Myrto Uzuni vazhdon të tregojë se po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar i ka dhuruar fitoren Granadës pranë fundit të ndeshjes kundër Burgos në transfertë.

Vendasit kaluan fillimisht në avantazh, por më pas u barazuan nga miqtë me anë të Molinas. Teksa loja po shkonte drejt fundit, Myrto Uzuni përmbys gjithçka duke shënuar në minutën e 84’.

Goli i shënuar sot, e mban sulmuesin kuqezi në krye të golashënuesve të La Liga 2 me 18 gola të shënuar. Granada ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me tre pikë më pak se kryesuesit.

Megjithate sulmuesi i kombetares shqiptare nuk e ka nder mend te ndalet ketu. Objektivi i vendosur prej tij ne fillimin e sezonit, ka qene shenimi i 25 golave dhe me kete ecuri te shkelqyer, nje gje e tille eshte plotesisht e arritshme pasi jane edhe shume ndeshje deri ne fund per t’u luajtur.

Foto: Granada CF, Twitter