Beselidhja nuk eshte surprize por tashme nje realitet i basketbollit shqiptar. Mbremjen e sotme ajo ka mundur edhe Teuten me te cilin ndante kreun e renditjes dhe tashme e kryeson e vetme ate.

Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit, djemte e drejtuar nga Afrim Bilali ia kane dale te fitojne ndaj durrsakeve. Kane qene ata qe e kane nisur me mire ndeshjen dhe si rrjedhoje e kane mbyllur perioden e pare te saj ne shifrat 18-15.

Kjo epersi ka ardhur duke u thelluar ne te dyten qe fitohet serish nga Beselidhja 18-16 dhe ajo shkon ne pushimin e ndeshjes me nje epersi prej 5 pikesh ndaj Teutes. Kete ka ardhur duke e thelluar ne te treten qe e fiton serish 22-17 dhe ndonese e humb te katerten 19-17, serish kjo nuk i prish pune.

Lezhjanet kane arritur te fitojne me rezultatin 75-67 dhe si rrjedhoje ne pallatin e sportit ka shperthyer festa sepse tifozet e zjarrte te kesaj skuadre e kane mbeshtetur fuqishem ate ne kete perballje vendimtare te kampionatit.

Pas javes se 14-te, Beselidhja tashme ne kuoten e 25 pikeve ndodhet e vetme ne vendin e pare te renditjes, teksa ka lene poshte Teuten me 24 pike, ndersa renditja vijon me Kamzen 22, Tiranen 21, Apolonine 19 dhe Vllaznine e fundit me 15 pike.