Pas Vllaznise, edhe nje tjeter ekip shkodran i 19 vjeçareve eshte eliminuar pasditen e sotme nga Kupa e Shqiperise. E kemi fjalen per KF Shkodra U19 e cila eshte mundur me rezultatin 3-7 nga Besa.

Nje humbje e thelle e cila ka ardhur vetem ne pjesen e dyte sepse e para eshte shoqeruar me nje rivalitet dhe ajo u mbyll ne barazim 2-2. Ka qene Nicaj qe ka zhbllokuar i pari rezultatin dhe me pas kavajasit kane shenuar dy here duke e kaluar rezultatin ne favorin e tyre.

Por Xhovani Shabi kater minuta para fundit te pjeses se pare ka shenuar golin e dyte duke barazuar shifrat dhe kjo krijoi bindjen se ndeshja do te kishte shume rivalitet deri ne fund por nuk do te ndodhte keshtu.

Besa u fut me vrull ne pjesen e dyte duke shenuar plot 5 gola njeri pas tjetrit, duke e bere te pavlefshem edhe golin e Augen Hasanit ne minuten e 81-te. Perfundimisht 7-3 per Besa U19 qe kalon ne turin çerekfinal, ndersa Shkodra U19 detyrohet te ndale ketu rrugetimin e saj ne Kupen e Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/