Sjellja e Zhoze Murinjos ndaj arbitrit të finales Antonio Tejlor ka sjellë jo pak reagime dhe kundër tij ka dalë edhe trajneri i Barcelonës, Ksavi. Tekniku i blaugranave foli për incidentin duke kritikuar sjelljen e portugezit.

Ai shtoi se trajnerët dhe futbollistët kërkojnë gjithmonë që të mos ofendohen dhe shahen e në këtë mënyrë, duhet që të jenë një shembull për të tjerët.

“Të gjithë sillen si të duan kur dëmtohen në një finale. Por ne si trajnerë dhe lojtarët duhet që të japim një shembull. Gjithmonë kërkojmë të mos ofendohemi dhe kur e kërkojmë diçka të tillë, duhet të jemi të parët që japim shembull.

Sjellja është e rëndësishme dhe unë shpresoj që kurrë mos bëj një figurë si ajo”, u shpreh Ksavi.