Tirana luan të hënë në 14 shkurt kundër Egnatias në “Air Albania”. Sfida vlen për javën e 20 të Superligës dhe merr jetë në 19:45. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi nuk do ketë në dispozicion për këtë takim sulmuesin Taulant Seferi.

Ndëshkimi me të verdhin e katërt këtë sezon, bën që sulmuesi të qëndrojë një javë pushim. Mungesë e madhe për Tiranën, duke kujtuar se Seferi është golashënuesi më i mirë i Superligës me 11 gola.

Përtej kësaj mungese, në ekip rikthehet nga pezullimi Ardit Toli, duke pasur më shumë muskuj në mesin e fushës. Objektivi i kesaj skuadre padyshim qe do te jete fitorja sepse vetem ne kete menyre mund te ruaje distancen me ndjekesit.

Bardheblute rivalin me te afert kane Laçin megjithate ata po shohi vetem veten e tyre sepse ne kete menyre mund te shkojne drejt titullit kampion.