Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia zyrtarizon një tjetër përforcim për repartin e mbrojtjes

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia zyrtarizon një tjetër përforcim për repartin e mbrojtjes

Vllaznia zyrtarizon një tjetër përforcim të merkatos. Bëhet fjalë për mbrojtësin kosovar Fatbardh Latifi i cili pak minuta më parë është prezantuar nga ana e klubit shkodran. Kontrata e tij do të jetë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetët dhe kuqeblutë shpresojnë të kenë gjetur qendërmbrojtësin e duhur.

Ja njoftimi i KF Vllaznia për këtë përforcim të rradhës:

“Mirë se vjen, Fatbardh Latifi!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin qendror Fatbardh Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë me kontratë 1+1 vjeçare.

Latifi vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin e Kosovës dhe transferimi i tij realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KF Vllaznia dhe klubit Trepça ’89.

I urojmë Fatbardhit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij me Vllazninë!

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments