Ish- futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznise Armando Cungu e konsideron perballjen e neserme ndaj Partizanit, nje sfide shume delikate e cila ne fakt e avantazhon ne njefare menyre ekipin shkodran ngaqe te kuqte vijne pas nje humbje dhe nje ndeshje jo te mire ne derbi.

Ai ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” nuk deshiron ta konsideroje kete perballje nje barometer te gjendjes reale te Vllaznise, por sipas tij, e rendesishme eshte fitorja per te ecur perpara. Per me shume lexoni intervisten e Cungut dhene per gazeten tone:


– Profesor Cungu, Vllaznia luan neser ndaj Partizanit. Si e shikoni kete perballje mes dy ekipeve pretendente?

Nuk ka ndeshje të lehta, aq ma tepër kur bahet fjalë kundër një ekipi me emër si Partizani. Shoh një ndeshje të hapur me disa avantazhe të Vllaznisë pasi luan në shtëpi dhe ka si avantazh momentin jo të mirë të Partizanit mbas asaj ndeshje me Tiranen e cila edhe pse me 10 lojtarë arriti të fitonte me rezultatin e pastër 2-0, çka është goditje e rëndë për Partizanin.

– Por edhe Vllaznia vjen pas nje barazimi ndaj Teutes, ne nje ndeshje ku shfaqi edhe probleme?

Vllaznia vjen mbas nje barazimi me Teuten në transfertë, çka mund të themi e pranueshme, edhe pse të gjithë prisnin një fitore nga Vllaznia.


– Si mund ta fitojn shkodranet ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit?

Ka shumë komponentë që duhet të kombinohen me njëri-tjetrin për të fituar një ndeshje futbolli teknike, taktike, fizike, psikologjike, edhe fat, etj), por nuk ka gja ma të rëndësishme se karakteri, lufta sportive dhe shpirti luftarak për të mos u dorëzuar kurrë, e për të besuar te fitorja.


– A është ndeshja ndaj Partizanit një test matës i forcës së vërtetë per Vllaznine per te parë vazhdimsinë e saj ne kampionat?

Nuk mund të tham se do jetë kjo ndeshja që tregon forcen apo vazhdimsinë e Vllaznisë. Vllaznia duhet ta fitojë ndeshjen për veten e saj që të forcojnë pozitat në tabelë dhe për ecur me siguri në ndeshjet e rradhës, që ta çojë drejt arritjes së objektivave. Pasi e kam theksuar edhe kampionatin e kaluar por edhe këtë kampionat që përveç Tiranës që ka një stof kampioni, ekipet e tjera nuk besoj se kanë diferenca. Për këtë arsye Vllaznia duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një e për të ecur para drejt suksesit.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI