Portieri lezhjan Simon Simoni nuk u bashkua me skuadrën e Dinamos përgjatë përgatitjeve të verës. Ai që në fillim është konsideruar një futbollist që do të shitet nga dinamovitët dhe ka qenë në pritje të firmës me skuadrën e re.

Portieri nga Shënkolli ndodhet në Turqi, ku pritet që të vazhdojë karrierën. Ndërkohë që, mbetet të mësohet edhe emri i skuadrës dhe detajet e marrëveshjes mes klubeve.

Firma duket çështje ditësh apo orësh për portierin e talentuar, që së fundmi u grumbullua edhe nga Kombëtarja. Poashtu, edhe Dinamo pritet që të arkëtojë një shumë të kënaqshme nga shitja e portierit të perspektivës.

Per ta zevendesuar ate, tashme drejtuesit e Dinamos kane ofruar nje tjeter portier te talentuar qe luan perseri me Shenkollin, shkodraniN Sinan Dani, i cili shpreson shume qe te ndjeke rrugen e Simonit.
Maringlen ZHIVANI