Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” me kalendarin që ka rezervuar 3 sfida mjaft interesante në dy orare të ndryshme. Përballjet e ditës së sotme mund të cilësohen pa frikë si një “luftë” në distancë nga ekipet e kreut për të marrë 3 pikët.

Siparin e kësaj jave do ta ngre takimi mes Kastriotit dhe Partizanit që do të luhet në Kamëz në orën 13:00. Krutanët do të synojnë fitoren në shtëpi përballë kryesuesve, me këto të fundit që nuk duna hapa fals, pasi në të kundërt humbasin vendin e parë në klasifikim.

Në orën 16:00 do të jetë radha e skuadrës tjetër të kryeqytetit të zbresë në fushën e lojës. Tirana do të sfidojë në “Air Albania” Bylisin. Bardheblutë duan vendin e parë dhe ndaj ballshiotëve nuk pritet të bëjnë hapa fals. Nga krahu tjetër djemtë e Arian Bellait do të kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar fundit të klasifikimit, ku shkalla e vështirësisë rritet akoma më shumë.

Po në në njëjtën orë do të jetë radha e Vllaznisë për të sfiduar Laçin, në një takim që pritet të dhurojë një “luftë” të vërtetë. Në “Loro Boriçi” Gentian Mezani shkon me objektivin e qrtë për të marrë 3 pikët që janë shumë të vlefshme, por përballë gjejnë shkodranët që pas ardhjes së Bekim Balaj janë më të motivuar se kurrë për titullin kampion./newsport/