Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi eshte ne super-forme. Kete gje e ka treguar edhe ne ndeshjen e sotme miqesore qe Skenderbeu ka zhvilluar ne Korçe ndaj ekipit te Bylisit, miqesore qe ka perfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.

Per t’u permendur eshte fakti qe te dy golat e korçareve ne kete takim mbajne firmen e Pusit i cili duket se do te jete pika e referimit per ta ne sulm gjate sezonit te ardhshem ku ata do te luajne ne kategorine e pare.

Fakti qe i ka shenuar nje skuadre te Superliges si Bylis, tregon qe shkodrani 24 vjeçari do te shenoje shume gola ne sezonin e ri ne te cilin Skenderbeu padyshim qe do te tentoje te beje mire e te rikthehet perseri ne Superlige.

Kujtojme qe ne perfundim te sezonit te kaluar, per Pusin pati interesim nga disa ekipe dhe po ashtu edhe vete ai kishte deshire qe te ndryshonte ambjent, por ne fund vendosi te qendronte ne Korçe dhe duket se nuk ka gabuar./SHKODRA-SPORT.COM/