Vllaznia ka vijuar pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e shtune ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skenderbeut. Seanca e sotme eshte zhvilluar ne fushen stervitore te Golemit.

Ajo qe ka rene ne sy ne te, ka qene prania e sulmuesit brazilian Victor Da Silva. Ai eshte stervitur me grupin dhe mund te jete i gatshem per sfiden ndaj korçareve dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire per trajnerin Plori.

Mungesa e tij ne ndeshjet e fundit ka patur ndikimin e vet ne manovren sulmuese te kuqebluve duke ditur fantazine e brazilianit qe eshte pike referimi per lojen e kesaj skuadre.

Tashme do te jene dy ditet e ardhshme ata qe do te vendosin per fatet e tij, nese do te jete ne fushe te shtunen apo jo. Kujtojme qe Da Silva eshte autori i golit te fitores ne finalen e vjetshme te Kupes ndaj Skenderbeut dhe syte jane te fokusuar tek ai per nje sukses edhe sivjet ne kete kompeticion./SHKODRA-SPORT.COM/