Ardhja e Dritan Smajlit ne krye te Veleçikut do te shoqerohet me disa ndryshime edhe ne perberjen e skuadres. Kuptohet qe baza do te jete ajo e futbollisteve koplikas qe jane edhe pjese e rendesishme e tij prej disa vitesh.

Por nga ana tjeter, ashtu siç do kete edhe largime nga skuadra, do kete edhe afrime dhe keto te fundit kane filluar te behen realitet. Klubi koplikas ka njoftuar se ka arritur marreveshjen me mesfushorin lezhjan David Marku.

Gjate sezonit te kaluar ai ka luajtur me Terbunin e Pukes, ndersa tani do te jete pjese e Veleçikut me te cilen edhe ka firmosur kontraten. Kemi te bejme me nje futbollist 20 vjeçar i cili dallohet per lojen e tij.

Trajneri Smajli e njeh mjaft mire ngaqe e ka stervitur me ekipet e moshave te Shenkollit dhe prandaj ua ka propozuar drejtuesve te Veleçikut te cilet kane arritur edhe akordin me lojtarin.

Marku pritet te jete nje element i rendesishem i kesaj skuadre ne sezonin e ri, sezon ne te cilin do te futet me pretendime serioze per te kerkuar me ngulm ngjitjen ne kategorine e pare, pikerisht ate qe nuk e bene ne sezonin e fundit ndonese iu afruan shume afer.