Kastrioti ka pësuar një humbje që mund t’i rëndojë shumë në llogaritë e sezonit, teksa është mposhtur në transfertë ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Krutanët u tronditën nga dy gola të Mario Gjatës në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, miqtë provuan të reagonin.

Madje, gjetën edhe rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Daci, por që nuk mjaftoi pasi vendasit ruajtën me fanatizëm rezultatin dhe morën tre pikë të rëndësishme.

Në fakt, fierakët mbeten të fundit me 20 pikë, ndërsa janë nëntë pikë larg Bylisit të vendit të tetë. Nga ana tjetër, Kastrioti mban vendin e shtatë, por Bylis dhe Skënderbeu janë afruar shumë.

Apolonia-Kastrioti 2-1

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Asllanaj, Zoga, Smaçi, Jeboah, Shanaj, Vasil, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata

Kastrioti: Hidi, Prodani, Shkalla, Zhivanaj, Neziri, Deliaj, Bardhi, Mehmeti, Okebugu, Rezi, Daci
Trajner: Ramadan Ndreu