Blazo Rajoviç është një nga ata futbollistë të ardhur nga Mali i Zi që kanë ngelur në memorien e tifozëve shkodranë. Ish-mbrojtësi i aktivizuar në sezonet 2009-2011 dhe 2013-14 tek kuqeblutë ka folur së fundmi për “Shkodra Sport”.

36-vjeçari vlerëson shumë afrimin e Vulajt tek fituesit e kupës së Shqipërisë, ku gjithashtu shpreson që Vllaznia të kalojë edhe një raund në Europë.

Rajoviç u shpreh: “Ju falenderoj që më kontaktuat pasi është gjithmonë kënaqësi për mua që ende kujtohem në Shkodër. Sa i përket Vulajt, di të them se Vllaznia ka bërë një goditje të shkëlqyer në merkato. Ai është futbollist i kombëtares dhe do bëjë gjëra të mëdha për ekipin. Ai është përforcimi i duhur për ekipin.

Nostalgji për Shkodrën ? Nuk është se më mungon shumë. Kjo pasi çdo 2 javë, unë vij së bashku me familjen time dhe e vizitoj qytetin. Për mua Shkodra është njësoj si Podgorica. Kam shumë miq aty dhe gjithashtu shumë respekt për tifozat dhe çdo qytetar në atë qytet.

Vllaznia në Europë ? Uroj ta kalojë këtë raund dhe më pas ndoshta me pak fat edhe në short mund të ecë.”

Endri ÇINARI