Te Vllaznia e presin te rikthehet e te luaje per ta ne sezonin e ri por sulmuesi brazilian Kaina Nunes mesohet se ka nder mend te provoje nje aventure tjeter jashte Shqiperise.
Burime te gazetes “Shkodra Sport” prane skuadres se Kastriotit, ku ai luajti ne 5 muajt e fundit, bejne te ditur se ai u ka rrefyer shokeve te tij se ka nder mend te shkoje ne Austri per te vazhduar atje karrieren.
Nga sa mesohet, nga ky vend i ka ardhur nje oferte dhe lojtari po e studion, kuptohet duke patur deshire qe ajo te realizohet. Megjithate ka nje paqartesi ne kete mes.
Kaina siç dihet kur erdhi veren e kaluar te Vllaznia, firmosi nje kontrate dyvjeçare me Vllaznine dhe me te luajti vetem 6 muaj. Me pas u huazua tek Kastriti ku ne fakt beri mire duke shenuar 8 gola.
Drejtuesit shkodrane e presin te rikthehet e t’i bashkohet ekipit ne stervitje menjehere, por me shume siguri qe braziliani do te synoje te beje levizjen e tij. Ai ka deshire te shkoje ne Austri, por nuk dihet nese kjo do te behet me aprovimin e Vllaznise, apo lojtari ka ndonje klauzole qe mund ta largohet pa lejen e saj. Gjithçka edhe ne lidhje me te, do te qartesohet b