Aktivitet shumë I bukur ka qenë ai I sotmi zhvilluar në Shkodër me rastin e festave të fundvitit por edhe të nderuar arbitrin lezhjan të ndarë nga jeta pak kohë më parë Rigers Pjetrushin. Kolegjiumi I arbitrave të Shkodrës kishte ftuar ata të Malit të Zi për këtë aktivitet teksa është zhvilluar edhe një ndeshje futbolli në stadiumin “Loro Boriçi”. Aktiviteti ka nisur në orën 09.00 të paradites me pritjen e delegaticionit malazez në Grand Hotel Europa, për të vazhduar më pas me aktivitetet e tjera.
Kanë marrë pjesë edhe sekretari I FSHF-së Ilir Shulku, presidenti I shoqatës së arbitrave Tahir Kastrati, Bujar Pregja, shumë figura të njohura të arbitrimit shkodran në vite. Kanë marrë pjesë edhe pjestarët e familjes Pjetrushi, Preka, Engjëlli dhe vëllai I Rigersit të cilët janë ndjerë të nderuar nga respekti që kolegët e djalit dhe vëllait të tyre kanë treguar për të. Ndeshja ka qenë emocionuese teksa nuk kanë munguar as kontestimet me humor ndaj vendimeve të gjyqtarit Sokol Çekaj dhe ndihmësve të tij Gëzim Koka dhe Paulin Simoni, pikërisht nga kolegët e tyre arbitra të Shkodrës dhe Malit të Zi. Ndeshja e rregullt ka përfunduar në barazim 1-1 dhe me 11-metërsha, kanë fituar arbitrat malazezë. Kupën me emrin “Rigers Pjetrushi” kapitenit të arbitrave nga Mali I Zi ia ka dhuruar Tahir Kastrati. Duke folur për mediat Prekë Pjetrushi, xhaxhai I Rigersit për mediat është shprehur: “Sot ndjehemi vërtetë mirë kur shohim këtë nderim që I është bërë djalit tonë nga arbitrat e Shkodrës dhe ata të Malit të Zi. Prandaj dhe gjejmë rastin t’I falenderojmë sepse po na ndihmojnë të lehtësojmë sadopak dhimbjen e madhe të humbjes së njeriut tonë të dashur”. Pas ndeshjes dhe ceremonisë, është zhvilluar dhe dreka zyrtare me dy ekipet dhe të ftuarit ku kolegjiumi I arbitrave të Shkodrës ka dhënë edhe disa dhurata dhe Çertifikata Mirënjohje për disa figura të shquara që kanë ndihmuar në promovimin e arbitrave shkodranë.Aktiviteti i sotëm sigurisht që duhet vlerësuar së tepërmi, çka tregon se kolegjiumi i Shkodrës përveç punës për të rritur cilësinë e arbitrave, mendon edhe për të tilla gjëra, për të rritur bashkëpunimin me arbitrat e një vend fqinji si Mali i Zi por edhe për të nderuar arbitra të tjerë.
www.shkodrasport.com
Ekipi i arbitrave te Shkodres para ndeshjes se sotme me arbitrat nga Mali i Zi