Diten e djeshme ka hedhur firme per Vllaznine dhe per momentin Darko Bulatoviç eshte blerja me e rendesishme e saj. Mbrojtesi malazez ka nje pervoje te gjate dhe me eksperiencen e tij pritet te jete nje element i rendesishem per kuqeblute.

Bulatoviç ka pranuar me kenaqesi te flase me gazetarin Andi Gjurgjej dhe te jape nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, teksa ka rrefyer arsyet pse i tha “po” kesaj skuadre, por edhe ambicjet per ate se çfare synon te arrije me kete skuader. Per me shume lexoni me poshte intervisten e tij dhene per gazeten tone:

-Duke nisur nga dje jeni zyrtarisht futbollist i Vllaznise. Ndiheni i lumtur te jeni pjese e ketij ekipi?

Që nga dje jam lojtar i Vllaznisë. Është nderi dhe kënaqësia ime të jem pjesë e ekipit. Jam shumë i lumtur.

-Çfare te bindi qe te vije ne Shkoder?

Para së gjithash ambicjet e klubit, njerëzit nga klubi që më mirëpritën shumë mirë.

-I the menjehere “po” ofertes se Vllaznise?

Po, ramë dakord shumë shpejt.

-Sa eshte kontrata e firmosur nga ana juaj?

Kontrata ime është për një vit.

-Aktivizimin me Vllaznine e shihni si nje hap te rendesishem per karrieren tuaj?

Sigurisht. Kam shkuar në çdo klub me ambicje të larta si për klubin, ashtu edhe për karrierën time.


-Cili do jete objektivi juaj personal me Vllaznine? Çfare deshironi te arrini me kete ekip?

Unë pres që ne të arrijmë sukses edhe më të madh se sezoni i kaluar, për të fituar trofe. Unë dua që ne të qëndrojmë në Europë për aq kohë sa të jetë e mundur.

-Se fundmi, çfare i premton Darko tifozerise shkodrane?

Para së gjithash, unë pres një kthim të shpejtë të tifozëve në stadiume. Gjithmonë do të jap maksimumin në fushë dhe do t’ia shpërblej më së miri.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ